Samiti aziatik, një dështim për Tajlandën
Bangkok - Mediat tajlandeze publikojnë se dështimi i samitit aziatik, ASEAN, në kryeqytetin Pataia do t’i kushtojë rëndë imazhit të këtij vendi. Të përditshmet e Tajlandës theksojnë se vendi i tyre është sërish në buzë të greminës, pasi demokracia dhe respektimi i ligjit janë të kërcënuara.
Gazeta “Bangkok Post” shkruan: “Dje ishte një ditë vërtet e turpshme për vendin tonë". “The Nation”, e përditshme anglofone, shkruan: “Dështimi i samitit aziatik në Pataia ishte incidenti më i keq në historinë e takimeve të ASEAN dhe kjo ngjarje do t'i kushtojë shtrenjtë Tajlandës".
Samiti i vendeve aziatike ishte parashikuar të zhvillohej në kryeqytetin tajlandez Pataia, por me mijëra protestues të mbledhur përpara godinës ku do të zhvillohej ky samit nuk lejuan mbarëvajtjen e tij. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë vendase.