Dasme tek "E diela shqiptare"
E diela eshte dite dasmash dhe shqiptaret vazhdojne ta ruajne traditen e tyre shoqeruar me disa rite te trasheguara ne breza. Ndaj nje dasme e vertete, me gjithe komponentet e saj ne skenen e programit "E diela shqiptare" duket se ka qene finalizimi me i bukur i rubrikes "Pro dhe kunder". Ishte kjo nje surprize per te ftuaren e panelit, Carmenin, e cila perjetoi serish me emocione dasmen e dyte, por sigurisht me te njejtin bashkeshort dhe me te njejten dashuri. Megjithate ndryshe nga martesa private e disa viteve me pare e zhvilluar ne Rumani, kete radhe dasma e Carmenit dhe Ergysit ka qene shume e hapur, madje publike e celebruar dhe e transmetuar drejtpersedrejti ne ekranin e TV Klan. Vajza e tyre 8-vjecare, Andra ishte deshmitarja me e rendesishme e ceremonise, qe ndonese sipas riteve e muzikes shqiptare eshte shoqeruar me pjesemarrje multietnike. Dollibashi italian, nje nuse ukrainase qe sherben qerasjet dhe nje sirian qe djeg shamine e beqarit kane qene pjese e atmosferes tejet te ndezur ne studion e programit "E diela shqiptare". Perpara prezantuesve Ardit Gjebrea dhe Sonila Meco, ne menyre simbolike cifti ka bere betimin, duke shkembyer me pas edhe puthjen e lidhjes ne martese, qe eshte shoqeruar nga duartrokitjet dhe ovacionet e publikut, i cili ne menyren e vet eshte bere protagonist duke mos lejuar te mungoje edhe nje tjeter tradite e shqiptareve, ajo e orizit, mbi kokat e ciftit. Ne fakt kjo martese, ka qene finalizimi, i nje rubrike, qe ka ardhur plot surpriza dhe momente interesante, inspiruar, jo vetem nga tema e zgjedhur per diskutim, por edhe nga 4 te ftuarit e panelit, te cilet kane sjelle ne program mendesi dhe tradita te ndryshme, qe takohen ne Shqiperi per te njejten arsye, martesat perkatese te tyre me shqiptare. "Te martohesh me shqiptar/e". Ka qene kjo tema, qe ka sjelle ne panel nje nuse rumune dhe nje ukrainase, si dhe dy dhendure te huaj, njeri italian e tjetri sirian. Hyrja e tyre ne skene eshte shoqeruar edhe me performanca koreografike dhe muzike tradicionale nga vendet e tyre te prejardhjes, duke krijuar emocion per secilin. Per hir te lojes, dy prej te ftuarve te panelit duhet ta mbronin argumentin dhe dy te tjere ta kundershtonin. Megjithate ne fund, te gjithe ishin pro idese se martesave me shqiptaret, sepse pervoja e secilit prej tyre ka sjelle nje bashkim te suksesshem.
Mjaft emocionuese ka qene ne kete rubrike edhe pervoja e Anesti Tases, i cili ne rolin e nje deshmitari ka risjelle ne kujtese dashurine e dikurshme me nje vajze polake. Nje dashuri e kurorezuar ne martese, nga e cila do te vinte ne jete edhe nje djale. Por 50 vjet me pare, atehere kur Shqiperia socialiste po shkonte drejt veteizolimit, familja e vogel e Nesti Tases do te ndahej, pikerisht per arsye kombesie. Nese sot zgjidhjet dhe zgjedhjet jane teresisht te lira, atehere dilemat e nje te riu si Nesti Tase ishin njelloj te renda. I duhej te zgjidhte mes familjes se dikurshme ne Shqiperi dhe dashurise se sapokrijuar ne Poloni. Nje zgjidhje qe i kushtoi Anestit 30 vite dashuri te mohuar prinderore, 30 vite largesi dhe ndarje nga nje njeri, te cilin dikur ne Varshaven e larget e kishte zgjedhur si shoqen e jetes. E pare kleshtu ne te gjitha dimensionet, e trajtuar jo vetem permes argumentave, e kujtimeve, por edhe permes festes dhe muzikes, tema e "Pro dhe kunder" ka sjelle kete jave larmi dhe emocione te jashtezakonshme ne skenen e programit "E diela shqiptare".
"Salome" nga skena e te dieles ne TKOB
Si programi i te gjithe shqiptareve, si promovues i vlerave te verteta ne cdo fushe te jetes, "E diela shqiptare" gjithmone e me teper, vijon t'i kushtoje rendesi edhe aspektit edukues. E natyrisht edukimi i vlerave te verteta te artit, eshte nje mision, te cilin "E diela shqiptare" synon ta permbushe cdo jave ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Dhe natyrisht evenimente te verteta artistike qe zhvillohen ne Shqiperi, nuk kalojne jashte vemendjes se ketij programi. E nje prej tyre eshte edhe premiera e operas "Salome", qe do te jete javen e ardhshme ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit. Nje artiste italiane do te jete ne rolin kryesor te kesaj vepre, ku luajne gjithashtu edhe Sonila Baboci dhe sopranoja jone e njohur Edith Mihali. Naussica Policichio, e ftuar ne programin e te dieles ne TV Klan, ka treguar pervojen e saj ne kete fushe duke improvizuar ne skene, nje pjese nga vepra, qe do te shfaqet javen e ardhshme ne TKOB. Opera Slome, kompozuar nga Richard Strauss eshte inspiruar nga drama e Oscar Wilde.