E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi gjithnjë e më pranë Kuranyit

Sipas mediave gjermane, sulmuesi i Schalkes, Kevin Kuranyi, mund të bëhet në një të ardhme lojtar i Juventusit, meqë thuhet se Zonja e Vjetër ka bërë ofertë për sulmuesin gjerman. Sipas Kicker, bardhezinjtë i kanë ofruar Kuranyit kontratë katër vjeçare, periudhë në të cilën Kuranyi do të fitonte më pak se 15 milionë euro.
"Agjentët e mi po e bëjnë punën e tyre dhe gjithçka shkon nëpërmjet atyre. Unë vetëm mund të them se ende nuk kam marrë një vendim për të ardhmen. Gjithçka është e mundshme", u shpreh në reagimin e parë Kuranyi. Gjermanit është duke i skaduar kontrata në Gelsenkirchen dhe do të mund të transferohej pa asnjë cent në Olimpico të Torinos. Në garë për Kuranyin janë edhe Dinamo Moska dhe Genoa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›