E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi hedh sytë nga Alexis Sanchez

Gazeta Shqip

Aktivizimi i pakët i sulmuesit Alexis Sanchez në formacionin titullar të Tito Vilanovas ka zgjuar interesin e skuadrave që dëshirojnë shërbimet e talentit kilian.

Skuadra e fundit në radhë që ka lëshuar sinjale drejt Katalunjës është Juventusi. Gjithsesi, Barcelona i ka mbyllur derën çdo oferte, pasi Vilanova beson shumë tek aftësitë e ish-lojtarit të Udinezes, i cili duhet të luftojë për një vend në formacion me David Villan, por edhe Pedro Rodriguez.

Sidomos pas humbjes me Interin, gjetja e një sulmuesi cilësor është bërë e domosdoshme për zonjën e vjetër, që më herët ka shprehur interes edhe për yllin tjetër të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, David Villa.

Juventusi hedh sytë nga Alexis Sanchez burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›