Lakers largon trajnerin

Los Anxhelos Lejkërs janë në kërkim të një trajneri. Majk Braun u shkarkua një ditë më parë nga drejtuesit e klubit pasi skuadra e madhe kaliforniane pësoi humbjen e 4-ët në 5 takime deri tani, duke qenë e fundit në renditjen e Konferencës Perëndimore.
Braun ishte në vitin e dytë të punës, në bazë të një kontrate 4-vjeçare me vlerë rroge prej 18 milionë dollarësh, por klubi vendosi që rrugët e tyre të ndaheshin.
Pavarësisht nga prania e lojtarëve me shumë emër si Kobi Brajant, Pau Gasol, Stiv Nesh, Duajt Hauard apo Mita Uorld Pis, sërish Lejkërsat u paraqitën tepër dobët, të goditur edhe nga dëmtimet.
Menaxheri i klubit, Miç Kapçëk, duke folur për vendimin e marrë u shpreh se “pronarët dhe drejtuesit u detyruan të vendosnin duke parë rezultatet, ecurinë e formës së ekipit dhe duke menduar se nëse kjo gjendje do të vazhdojë për 2-3 muaj, skuadra do të goditej rëndë”.
Disa nga lojtarët e skuadrës treguan se ishin dakord me drejtuesit. Ylli spanjoll, Pau Gasol, theksoi se “u habita pasi nuk e prisja tani, por e vërteta është se ne kemi 4 humbje dhe jemi në vend të fundit duke pasur një përbërje të shkëlqyer, ndaj kjo edhe mund të ndodhte”.
Braun, më parë ishte trajner i Klivlendit, ku drejtoi superyllin e sotëm të NBA-së, Lebron Xhejms, ndërsa tani Lejkërsat duhet të gjejnë një zëvendësues. Ndër kandidatët përfliten Xherri Sloun dhe Majk D’Antoni. Kalifornianët kanë 16 tituj kampion në NBA, vetëm 1 më pak sesa rekordmenët e Bostonit, ndërsa shuma totale e rrogave në një vit arrin paksa mbi 100 milionë dollarë.