E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi, kampione e Italisë, ja 10 momentet kyçe të sezonit

Nga Eurosport

momentet kyceAntonio Konte dhe Juventusi ia dolën të fitonin kampionatin e dytë në dy vite rresht: një arritje e madhe që ka kaluar në një sërë ndeshjesh që kontribuan në shpalljen e Juves kampione. Për të ndërtuar një sukses ka shumë momente kulmore, ja ato që kemi zgjedhur të evidentojmë për rrugëtimin e Juventusit këtë vit.

Juventus-Roma 4-1
Provë force e bardhezinjve në Juventus Stadium kundër Romës së Zemanit. Praktika e tri pikëve kryhet në 19 minuta. Atë momente skuadra verdhekuqe ishte rivale e Juves, por kjo ndeshje tregoi gjithçka.

Juventus-Napoli 2-0

Është luftë për kreun. Në Torino mbërrin Napoli. Juventusi fiton 2-0. Ai që zhbllokon rezultatin është Kaseres. Goli i dytë vjen me firmën e Pogbasë, me një goditje nga jashtë zone. Juventusi merr 3 pikët dhe kreun, duke lënë axurrët 3 pikë larg.
Peskara-Juventus 1-6
Thuhej që Juvja po kalonte një krizë në Seria A? Por çfarë krize? Pas 4 golave që i shënoi Nordsjælland në Champions League, bardhezinjtë fitojnë 6-1 me tripletën e Kualiarelas. Golat e tjerë të la Asamoah, Vidal dhe Giovinco.

Juventus-Bolonja
Bardhezinjtë vuajnë ndaj Bolonjës në shtëpi (2-1). Goli i Kualjarelës nuk mjafton. Mendon Pogba sërish me një gjuajtje nga jashtë për të mundur emilianët. Interi, i dyti, mbetet -4 pikë.

Kaliari-Juventus 1-3

Në fushën neutrale të Parmës, Juventusi mund Kaljarin vetëm në minutat e fundit të lojës (1-3). Fitore në xhep dhe distancë me vendin e dytë që shkon në 8 pikë. Golat: Matri (dopietë) dhe Vuçiniç.

Napoli-Juventus 1-1

Në Napoli, axurrët tentojnë që të reduktojnë diferencën me Juventusin kryesues. Në fushë është betejë, por përfundon 1-1. Bardhezinjtë fitojnë 1 pikë, qëndrojnë +6 nga Maxarri dhe vendosen përpara edhe në takimet direkte.

Lëvizja 6 Java 28
Kampionati fitohet duke mundur skuadra të tilla: Katania mbrohet për 90 minuta, por në kohën shtesë vjen edhe njëherë një fitore. 1-0 ndaj Katanias firmoset nga Emanuele Xhakerini në të 91. Po në këtë javë, Napoli humbet në Verona dhe Juventusi shkon në +9 pikë.

Juventus-Inter 2-1

Juventusi fiton në San Siro kundër Interit (2-1) dhe ruan në +9 diferencën nga Napoli, i dyti në renditje. Kundër zikaltërve zhbllokon Kualjarela në të 3. Zikaltërit barazojnë me Guarin, por është Matri ai që i gjunjëzon me një gol prej një sulmuesi të vërtetë.

Lacio-Juventus 0-2

Kundër Lacios, në Olimpico, edhe njëherë (0-2, dopietë e Vidalit) dhe zgjatet në renditje: Napoli barazon me Milanin, dhe shkon -11 pikë nga bardhezinjtë.

Juventus-Milan 1-0

Juventusi mund Milanin me një gol të Vidalit me penallti dhe ruan të pandryshuar diferencën me vendin e dytë (11 pikë), pesë javë nga fundi. Me fitoren ndaj kuqezinjve, vula e titullit është e salduar dhe ska më konkurrencë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›