Notat e protagonistëve juventinë për gjithë sezonin
Antonio Konte dhe Arturo Vidal arkitektët e titullit.
PORTIERË
Gianluigi BUFFON 8: Ndoshta në bëri vërtet figurën e pensionistit në Champions, por në kampionatin italian ëhstë numri një, madje numri një në botë. Vërtet që me ata të tre qe ka përpara është më e lehtër, por ku është dashur nevoja për të ai ka qenë i pranishëm më pritjet e tij.
Marco STORARI 7 Gati që të përgjigjet në apel sa herë që Konte e ka thërritur: portieri rezervë ideal.
MBROJTËS
Andrea BARZAGLI 9 Thjesht perfekt. Të bësh më mirë se 2011-2012 dukej e pamundur, por ai ia doli: rekord ndeshjesh sezonalë (ka luajtur gjithmonë) dhe rekord rendimenti. Është qendërmbrojtësi më i mirë në Itali.
Leonardo BONUÇI 8: Koordinon lëvizjet e mbrojtjes dhe nis aksionet, si një regjisor i tërhequr. Një tjetër sezon si protagonist për një nga më të mirët e kësaj Juve.
Martìn CACERES 7: Xholi në mbrojtje dhe shumë i thjeshtë. Nuk ka gjetur shumë hapësirë këtë sezon, por është goli i tij ai që zhbllokon sfidën me Napolin dhe që vendos diferencën që do të kthehet në titull.
Giorgio CHIELLINI 8.5: As edhe një dëmtim që e mban jashtë për thuajse dy muaj nuk arrin të ndikojë në rendimentin e tij sezonal, sepse shkëmbi bardhezi luan në nivele super. Është determinant dhe esencial për këtë skuadër.
Paolo DE CEGLIE 6 Sezon i ndikuar nga dëmtimet, por kur luan shihet gjithmonë që është i përkushtuar dhe i lidhur me fanelën bardhezi.
Stephan LICHTSTEINER 8 Është një pikë referime për Juventusin. Prej dy sezonesh, krahu i djathtë i Juventusit është i tiji. Vrapon, mbron, sulmon, jep asiste dhe shënon. Orë zvicerane.
Federico PELUSO 6.5: I ardhur në janar, dedutimi me Sampdorian është një mankth. Më pas, integrohet në skemat e lojës së Kontes dhe bëhet një zëvendësues ideal rendimenti.
Mesfushorët
Këadëo ASAMOAH 7.5 Erdhi si zëvëndues i Marchisios dhe Vidal, Konte e sposton majtas dhe është shpërthyes. Pjesa e parë e sezonit për notën 8: është i papërmbajtshëm. Më pas, vjen Kupa e Afrikës, nga e cila kthehet një Asamoah tjetër. Megjithatë, e mbyll në rritje.
Emanuele GIAÇHERINI 7 Shumë pak i impenjuar në krahasim me sezonin e shkuar, por gjithmonë i dobishëm, si në rastin e golit të tri pikëve ndaj Katanias, në 92.
Mauricio ISLA 5 Vjen nga një dëmtim i rëndë, dhe i mungon vazhdimësia. Është për tu parë vitin tjetër.
Claudio MARCHISIO 8 Princi tani është rritur. Fantastik në muajt e parë të sezonit, edhe në zonën gol. Më pas, lodhja nis të ndihet dhe kjo ndikon tek sprinti dhe kthjelltësia përpara portës.
Luca MARRONE: 6,5. Gjithmonë gati në rastet e rralla kur është thirrur në kauzë.
Simone PADOIN 6: Ashtu si Xhakerini, është i aftë që të japë kontributin e tij nëse aktivizohet si rezervë. Në diferencën me Xhakerinin, nuk ka shënuar.
Pepe (pa notë) Është pishmani më i madh i Kontes. Pa të nuk kishte 4-3-3.
Andrea PIRLO 9: Maestroja italian merr në fanellën e tij një tjetër titull. Më pak i pranishëm dhe dominues se sezoni i shkuar, por sidoqoftë ka vulën e tij në titullin e radhës. Dhe shënon më shumë se një vit më parë.
Paul POGBA 8.5: Kujt ia merrte mendja se ky djalosh francez do të shpërthente në këtë mënyrë. Ferguson po kafshon gishtat. Talent kristalin, e ardhmja është e tija. Top-player i tanishëm dhe i të së ardhmes.
Arturo VIDAL 9 Ky është mister titull. Në historinë e Juventusit, shumë nga 31 titujt janë të lidhura me futbollistë të mëdhenj të huaj. Duke nisur nga Orsi dhe Monti, për të vazhduar me Sivorin Platini, Zidan, Nedved, Trezege, Ibrahimoviç. Kampionë që kanë lënë gjurmët në epoka të ndryshme dhe jo vetëm me fanellën bardhezi. Titulli i sezonit të shkuar vjen sidomos nga këmbët dhe mendja e Andrea Pirlos. Por, ky i këtij sezoni, ka një protagonist të huaj. Arturo Vidalit, 26-vjeç, sidomos shënuesi më i mirë i skuadrës, i duhet dhënë kurora.
Sulmuesit
Nicolas ANELKA (pa notë) Kush e ka parë?
Nicklas BENDTNER 4 Për këtë do të mbahet mend vetëm ardhja në orët e fundit të mërkatos. Asgjë tjetër.
Sebastian GIOVINCO 7Ka besimin e plotë të Kontes, që e mbron edhe nga kritikat e tifozëve. Luan shumë, ndonjëherë edhe mirë. Por, kurrë nuk shënon gola vendimtarë dhe nuk i ndryshon rrjedhën ndeshjeve.
Alessandro MATRI 7.5 Pjesën e parë të sezonit e shikon si spektator. Luan më pak se Xhovinko, shënon gola edhe më të rëndë, me dopietën ndaj Kaljarit në Parma dhe 2-1 në San Siro, ndaj Interit.
Fabio QUAGLIARELLA 8: Rraporti minuta të luajtura-gola është ipresionant. Disa gola kanë qenë shumë të rëndësishëm, ai me Chelsean dhe ndaj Interit, me një perlë.
Mirko VUCINIC 8: Kur është në ditën e tij, bëhet i papërmbajtshëm dhe vijnë gola që thyejnë ekuilibrat si ndaj Fiorentinës dhe Bolonjës. Por, kur nuk ka dëshirë, atëherë Konte ngre zërin. Megjithatë, është ai sulmuesi i domosdoshëm i Juventusit.
Trajneri
Antonio CONTE 10: Vetëm mund ti bësh komplimente. Perfekt. Në dy vite, dy kampionate. I jashtëzakonshëm në zgjedhje dhe në ndryshimin e skemës gjatë ndeshjes. Ky ishte titulli i tij, edhe më shumë se ai i sezonit të shkuar. Në 2011-2012, mori një skuadër që vinte nga dy vende të shtata radhazi (ashtu siç thotë shpesh ai) dhe e udhëhoqi drejt titullit. Këtë vit, detyra ishte edhe më e vështirë: të përsëritej. Madje, gjërat nuk nisën mirë, pasi skualifikimi prej katër muajsh për shkak të hetimeve për bastet ishte një pengesë edhe më e madhe psikologjike. Por, Konte ka pasur gjithmonë në dorë situatën, duke i dhënë ekipit shkëlqimin dhe dominimin kundër kujtdo. Pesha e tij ndihet kudo: në fushë, jashtë saj dhe në klub. Për ti ulur kapelen!
Antonio Konte dhe Arturo Vidal arkitektët e titullit.
PORTIERË
Gianluigi BUFFON 8: Ndoshta në bëri vërtet figurën e pensionistit në Champions, por në kampionatin italian ëhstë numri një, madje numri një në botë. Vërtet që me ata të tre qe ka përpara është më e lehtër, por ku është dashur nevoja për të ai ka qenë i pranishëm më pritjet e tij.
Marco STORARI 7 Gati që të përgjigjet në apel sa herë që Konte e ka thërritur: portieri rezervë ideal.
MBROJTËS
Andrea BARZAGLI 9 Thjesht perfekt. Të bësh më mirë se 2011-2012 dukej e pamundur, por ai ia doli: rekord ndeshjesh sezonalë (ka luajtur gjithmonë) dhe rekord rendimenti. Është qendërmbrojtësi më i mirë në Itali.
Leonardo BONUÇI 8: Koordinon lëvizjet e mbrojtjes dhe nis aksionet, si një regjisor i tërhequr. Një tjetër sezon si protagonist për një nga më të mirët e kësaj Juve.
Martìn CACERES 7: Xholi në mbrojtje dhe shumë i thjeshtë. Nuk ka gjetur shumë hapësirë këtë sezon, por është goli i tij ai që zhbllokon sfidën me Napolin dhe që vendos diferencën që do të kthehet në titull.
Giorgio CHIELLINI 8.5: As edhe një dëmtim që e mban jashtë për thuajse dy muaj nuk arrin të ndikojë në rendimentin e tij sezonal, sepse shkëmbi bardhezi luan në nivele super. Është determinant dhe esencial për këtë skuadër.
Paolo DE CEGLIE 6 Sezon i ndikuar nga dëmtimet, por kur luan shihet gjithmonë që është i përkushtuar dhe i lidhur me fanelën bardhezi.
Stephan LICHTSTEINER 8 Është një pikë referime për Juventusin. Prej dy sezo