Juventusi kerkon maksimumin, para perballjes me Interin
Juventusi ka nevoje per te shenuar nje fitore, ne ndeshjen e radhes, ndaj Udenizes, per te mbajtur ne presion Interin, ne Seria A. Udineze nuk do te kete sulmin e plote, per shkak te disa mungesave. Antonio Di Natale eshte i pezulluar, Simone Pepe dhe Aleksis Sancez jane te demtuar dhe Antonio Flores eshte ne dyshim per shkak te nje demtimi te lehte, qe ka pesuar ne ndeshjen e kaluar. "E di se ata do te kene disa lojtare te demtuar, por kjo nuk do t'i beje ata me pak te rrezikshem ne fushe", -theksoi portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon. "Kjo eshte nje ndeshje vendimtare per ekipin tone dhe do te bejme perpjekje maksimale, qe ta fitojme ate", - thekson ai. Inter do te perballet me Bolonjen te shtunen dhe udheheq klasifikimin me 29 pike. Juventusi vjen pas, me 24 pike dhe Milani ndodhet ne vend te trete me 22 pike. "Na duhen edhe disa pike te tjera ne shtepi dhe nuk do ta lejojme veten tone qe te shkeputemi ne klasifikim, - theksoi Bufon - kemi marre disa pike ne ndeshjet e fundit dhe kerkojme qe t'i ngjisim ende shkallet e klasifikimit. Qellimi yne eshte qe te marrim tre pike kunder Udinezes dhe ne ndeshjen e radhes, me Kaljarin". Juventusi dhe Interi do te takohet pas dy ndeshjeve deh deri atehere bardhezinjte synojne maksimumin e pikeve, per te mos krijuar ndonje shkeputje me zikalterit. Xhixhi Bufon ishte pjese e Italise, gjate barazimit 1-0 ndaj Suedise, ne nje miqesore te dites se merkure dhe mbrojtesi i Juventusit, Xhorxhio Kielini shenoi te vetmin gol per te Kaltrit. "Gjithcka po ecen mire per mua", - theksoi Kielini. Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero eshte ne pritje te nje rikthimi pas humbjes se sezonit, per shkak te demtimeve te ndryshme. Jakuinta eshte gati qe te rikthehet pas nje mungese te gjate dhe do te ndjeke sulmuesin Vincenco Jakuinta, qe po ashtu eshte operuar. Amuri dhe Trezege do te udheheqin sulmin, ne ndeshjen e radhes. Mesfushori i Juventusit, Klaudio Marcisio eshte gati qe te rikthehet pas nje operacioni ne gju. Milani do te prese Kaljarin qe ka pasur nje ngjitje ne klasifikim dhe ndodhet aktualisht ne kuoten e 19 pikeve.