Trapatoni: Pamjet televizive, ne funksion
"Duhet qe te ndryshoje rregullorja, me qellim qe futbolli te jete sa me i drejte", keto kane qene fjalet e Xhovanit Trapatonit, i cili insiston se do te kerkoje nga FIFA, qe te ndryshohet rregullorja. "Ka pasur dhe ka dyshime, qe duhen eliminuar sa me shpejt. Kjo eshte ajo qe mendoj. Ajo qe nuk me ka pelqyer eshte se ne luajtem ndeshjen e pare ne shtepi dhe ndeshjen e dyte jashte dhe nuk ka kuptim. Ne mund te kishim humbur edhe me Portugaline, ose me Rusine, kjo nuk ka shume rendesi. Po flasim per Francen. Do te shkoj ne FIFA dhe do t'i keshilloj per gjithcka mendoj. Ndeshja eshte 90 minuta dhe me tej duhet qe te shkohet direkt ne penallti. Ka shume njerez te interesuar", - shpjegoi trajneri i Irlandes.