E Diel, 1 Nëntor 2026

E gjithe Irlanda kunder Frances, kerkohet perseritja e ndeshjes

Irlanda apeloi qe Franca dhe autoritetet e Futbollit te marrin ne konsiderate golin e parregullt, qe shenoi Tierri Henri, ne kohe shtese, qe i siguroi kualifikimin francezeve. Qeveria irlandeze dhe opozita, jane bashkuar ne kerkesen qe ndeshja e se merkures qe u zhvillua ne Paris te perseritet, pasi ishte i parregullt goli qe shenoi Franca. Ne kohe shtese, Henri preku topin me dore dhe shenoi golin e barazimit qe mjaftoi per Francen, per t'u kualifikuar ne finalet e Kupes se Botes. Franca avancoi ne finalet e Kupes se Botes ne Afriken e Jugut, me rezultatin e pergjithshem 2-1. Ne kohen kur Tierri Henri e preku topin me dore, ndeshjes i mbeten edhe 17 minuta qe te perfundonte. "Nese ky rezultat do te mbetet ne fuqi, atehere e drejta per fitore do te vihet ne diskutim", - theksoi ministri i Drejtesise se Irlandes, Dermot Ahern. "Miliona njerez ne te gjithe boten e pane ndeshjen dhe gabimin",- theksoi Ahern. "Ne do te kerkojme me gjithe fuqine tone te FIFA-s", - shprehet Ahern. Irlanda njezeri kerkon qe ndeshja e radhes te perseritet. Disa lojtare irlandeze akuzuan Henrin se ka genjyer, pasi theksoi se prekja e topit me dore ka qene aksidentale dhe instiktive. Ata kritikuan gjithashtu gjyqtarin suedez Martin Hanson, se nuk ka qene i vemendshem gjate ndeshjes. Disa lojtare irlandeze edhe lotuan pas ndeshjes se merkure. "Ndihemi te vjedhur. Meitonim me shume, sepse ishim ekipi me i mire ne fushe", - theksoi mbrojtesi i Irlandes, Sen Lexher. Foli edhe trajneri italian i Irlandes, Xhovani Trapatoni, i cili e quajti momentin si te patolerueshem. "Situata e fundit ka humbur besueshmerine. Eshte e mundur qe nje gjyqtar te beje gabime, ka mundesi qe edhe trajneri te gaboje, si dhe lojtaret te bejne gjithashtu gabime. Nese do te na ndodhte neve ky moment? Do te kritikoheshim, po ashtu si Franca. Por nese ke nje pergjegjesi te madhe, duhet qe te largojme dhe te mos ndodhin keto situata. Ky eshte sporti, loja e ndershme. Ne shpesh luajme futboll te ndershem, por per momentin nuk mund t'iu themi femijeve ne shkolle, se futbolli eshte nje loje e disiplinuar". Trapatoni flet per te ardhmen dhe thote se duhet nje nderhyrje e shpejte, me qellim qe keto situata te mos perseriten me, pasi nuk avancon ekipi qe e meriton. "Kur gjyqtari ben gabime, ka perfunduar ndeshja per mua. E di se eshte e pamundur qe te perseritet kjo ndeshje. Sa u perket provave televizive, jam i sigurt se ajo do te zbatohet nje dite. Per mua duhet te nderpritet ndeshje per 30 sekonda, per te sqaruar me mire kete moment. Jam i sigurt se ne te ardhmen kjo gje ka per te ndodhur", - theksoi Xhovani Trapatoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›