Juventusi mohon dëshirën për Antonio Kasanon
Torino - Klubi i Juventusit hedh poshtë zërat për kalimin e mundshëm të sulmuesit Antonio Kasano tek kjo skuadër në muajt e verës. Treshja Kasano-Riberi-Diego është më e përfolura nga mediat për objektivat e juventinëve në merkaton e ardhshme.
Në një intervistë për Mediaset, drejtori sportive i Juventusit, Alesio Seko, shprehet: “Skuadra është shumë kompakte, dhe kemi arritur të krijojmë një grup të nivelit të lartë. Për këtë kërkojmë lojtarë top class”.
Në pyetjen konkrete për Kasanon, Seko është shprehur: “Kasano me sigurinë më të madhe është njëri prej këtyre talenteve. Ai është një nga të paktët në qarkullim, por, ne nuk kemi nevojë aktualisht për një sulmues të këtij roli”.