Interi shfaq interesim për Robin van Persin
Skuadra e Interit është duke shfaqur interes për futbollistin e Arsenalit, Robin van Persi. Lajmin e bën të ditur Daily Mirror ditën e sotme. Van Persi, 25-vjeçar, ka një kontratë me Arsenalin, e cila skadon në vitin 2011.
Për futbollistin holandez është e interesuar edhe skuadra spanjolle e Barcelonës. Deklaratat e fundit të vetë futbollistit janë kontradiktore, pasi ai ka deklaruar se do të kërkojë rinovimin e kontratës me skuadrën e Arsenalit.
“Jemi në diskutime për të rinovuar kontratën. Unë jam shumë ambicioz, dhe klubi është në të njëjtën linjë”, është shprehur në një intervistë para pak ditësh Van Persi.