Del Piero do të bëhet baba për të dytën herë
Torino - Alesandro del Piero do të bëhet baba për të dytën herë. Lajmi publikohet në faqen zyrtare të futbollistit juventin. Del Piero është i martuar me Sonian dhe tani presin së bashku fëmijën e dytë.
“Jemi shumë të lumtur të komunikojmë gëzimin tonë, -thuhet në deklaratën e Sonias dhe Alesandros. Është një emocion i madh për familjen tonë që po pret lindjen e Tobias. Dëshirojmë ta ndajmë gëzimin me të gjithë të afërnit tanë, të cilët dëshirojnë të mirën e familjes tonë të madhe”.