Juventusi mund të huazojë Zaccardon

Mbrojtësi i Wolfsburgut, Cristian Zaccardo, dëshiron të gjejë një skuadër ku do të ketë në dispozicion minutazh më të gjatë loje, duke qenë se trajneri Armin Veh ka vendosur që ai nuk është i nevojshëm për formacionin e tij. Kështu, sipas mediterraneonline.it, Juvetnusi dëshiron të ndërhyjë për ta transferuar atë, si zëvendësues të Zdenek Grygeras.
Edhe pse udhëheqësit e Juves kanë deklaruar që merkatoja e tyre ka përfunduar për këtë afat kalimtar, trajneri Ciro Ferrara është ende i shqetësuar për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.
Edhe pse udhëheqësit e Juves kanë deklaruar që merkatoja e tyre ka përfunduar për këtë afat kalimtar, trajneri Ciro Ferrara është ende i shqetësuar për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.