E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat më të fundit në libraritë e kryqytetit

Në këtë periudhë të muajit gusht, të paktë janë ata lexues që i qëndrojnë për një kohë të gjatë besnik librit. Librashitësit tregojnë se ka rënë interesimi për librin, kjo për shkak edhe të pushimeve. E ndërsa nga një pjesë e mirë ende vazhdon të lexohen veprat më të fundit të Ismail Kadaresë. Po shqiptarët janë të lëkundur mes romaneve me histori rozë, të cilat shërbejnë për lexuesin si një "limonatë", gjatë kohës që ata janë me pushime. Por ka edhe nga ata që i qëndrojnë fanatikë punimeve të librave historikë, që janë rritur ndjeshëm kërkesat kohët e fundit, sidomos pas daljes së vëllimeve për Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E ndërsa një pjesë tjetër siç është ajo e studentëve merret më shumë me librat, që kanë të bëjnë me specifikat e universiteteve ku ata studiojnë. Por poezia nuk ka kaq shumë lexues, pasi për të duhen një elitë lexuesish të zgjedhur. Po kush janë librat më të fundit nëpër libraritë e kryeqytetit? "Midis Nanos e Berishës", ky libër vjen me autor ish Presidentin Alfred Moisiu, Stefan Cvajg "Momente fatale", Elizabet Gilbert "Ha Lutu Dashuro", libri rozë i Daniel Still "Mrekullia e fajiit", An Holt "Atë që meriton", Robert Havard "Koman Barbari".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›