Leku qëndron i fortë ndaj monedhave të huaja

Edhe pse ardhja e emigrantëve në vend po pëson një rënie nga ditë në ditë, përsëri monedha kombëtare po të krahasohet me disa javë më parë po qëndron e fortë në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri. Kështu leku edhe pse ka pësuar luhatje të shpeshta gjatë gjithë javës, ka treguar një shtim të kërkesës për të qoftë ndaj dollarit, po ashtu edhe kundrejt monedhës së përbashkët europiane.
Sipas specialistëev diçka e tillë ka qënë e pritshme, pasi prurjet e emigrantëve, por edhe ardhja e turistëve të huaj në sezonet e verës është tipike, dy elementë të efektshëm të cilët rritin kërkesë për lekun. Por edhe pse muajt e verës kanë zbutur disi dobësimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit, përsëri nëse krahasohet me një vit më parë ajo është zhvlerësuar me 6.6 pikë përqindje përballë shportës së monedhave me të cilat paguhen importet. Por përsëri sipas një raporti të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë është konstatuar një ulje e remitancave në nivelet një ulje të remitancave 8% ku një ndër shkaqet kryesore për këtë janë efektet e krizës globale.
Për këtë fundjavë në tregun e këmbimit valutor një euro blihet me 130.3 dhe shitet me 130.8 lekë. Një ndër monedhat e cila pësoi një dobesim të ndjeshëm në kursin e këmbimit gjatë sezonit të verës ishte ajo amerikane e cila blihet me 91.3 dhe shitet me 91.8 lekë, ndërkaq që paundi britanik blihet me 151.2 dhe shitet me 151.7 lekë.