E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi nuk shkon më shumë se barazimi (video)

Vinçenco Iakuinta kaloi “Zonjën” në avantazh në minutën e 63-të, duke bërë që tifozët juventinë të shpresonin për një fitorre në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Por epërsia e italianëve ka zgjatur vetëm 12 minuta, pasi Jarosllav Plasil barazoi gjithçka.
Në këtë mënyrë, trajneri i Juves, Çiro Ferrara, e ka nisur me një pikë debutimin e tij në kompeticionet europiane si trajner i “Zonjës së vjetër”.

Nga ana tjetër, kampionët e Francës janë të kënaqur me këtë rezultat, duke shpresuar të marrin maksimumin në shtëpinë e tyre.

Juventus 1 – 1 Bordo

Juventus (4-3-1-2): Buffon 7,5; Caceres 4,5, Legrottaglie 6, Cannavaro 6,5 (21' pd Zebina 6), Grosso 6,5; Marchisio 6, Felipe Melo 5, Tiago 5 (36' pd Poulsen 5,5); Giovinco 5,5 (28' pd Camoranesi); Iaquinta 7, Amauri 6
Trajner: Ç. Ferrara

Bordo (4-2-3-1): Carrasso 6 (10' pd Ramé 5,5); Chalmè 6, Planus 6, Ciani 6,5, Tremoulinas 6,5; Fernando 7, Alou Diarra 6; Plasil 6,5 (32' pd Gouffran), Gourcuff 7, Vendel 6,5; Chamack 5,5
Trajner: L. Blank

Arbitër: Ovrebo (Norvegji)

Shënues: 18' pd Iaquinta (J), 30' pd Plasil (B)

Kartonë të verdhë: Ciani (B), Giovinco (J)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›