E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi shpartallon Napolin, Interi goleadë

Juventusi nuk ka ndër mend të ndalet dhe kundër Napolit zhvillon ndeshjen perfekte, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0. Bardhezinjtë, edhe pse e mbyllin pjesën e parë me rrjeta të paprekura, janë të pamëshirshëm në 45 minutat e dyta, duke zhbllokuar takimin me një gol të Bonuçit. Mbrojtësi i torinezëve devijon me gju në portë një gjuajtje të Vuçiniçit brenda zone. Ndërkohë, ata që do të ndryshojnë shifrat janë Vidal dhe Kualiarela me dy goditje vdekjeprurëse brenda zonës së rreptësisë. Edhe Interi është rikthyer më në fund te fitorja, në një ndeshje drithëruese kundër Xhenoas, e përfunduar me rezultatin 5-4. Trajneri Stramaçoni dëfren tifozët e tij në deb u t i m , n d ë r k o h ë q ë g o l a t z i k a l t ë r m b a j n ë vulën e Militos, që realizon një tripletë, të Samuelit dhe të Zarates. Në ndeshjet e tjera bie në sy edhe fitorja e thellë e Romës në shifrat 5-2 kundër Novarës. Udineze ndalet sërish në Siena 1-0, ndërsa fitojnë edhe Kaljari, Kievo e Palermo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›