E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila, tjetër gol për PAS Janinën

Emiljano Vila pas golit

Emiljano Vila është njeriu lider i grekëve të PAS Janinës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka realizuar një tjetër gol me peshë dje për skuadrën e tij, që fitoi në transfertë kundër PAOK-ut me rezultatin 2-1. Ky ishte goli i katërt sezonal për Vilën dhe i treti radhazi.
Roshi – Humbja e pësuar nga Këlni në transfertën kundër Augsburgut nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e klubit. Ndërsa skuadra i hipi autobusit për t’u rikthyer në qytetin e vet, pas disa kilometrash janë ndalur nga një grupim ultrasish. Ata ishin të irrituar nga rezultatet negative dhe u kërkuan shpjegim lojtarëve dhe tifozëve. Është dashur ndërhyrja e forcave të shumta të policisë për të qetësuar situatën, ndërsa Odise Roshi dhe shokët e tij të ekipit janë detyruar të kalojnë disa minuta ankthi.
Agolli e Teli – Ervin Bulku vazhdon të mungojë tek Azali. Ai nuk ishte grumbulluar as dje në fitoren që skuadra e tij arriti në transfertë 2-1 kundër Simurq. Ndërkaq, Teli dhe Agolli luajtën gjatë gjithë takimit që Karabaku i tyre barazoi 0-0 kundër Nefçit. Teli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-të.
Bakaj e Januzi – Elis Bakaj luajti 78 minuta në humbjen 3-1 të Odesës kundër Dinamos së Kievit. Kristi Vangjeli mungoi në këtë takim për shkak se është i dëmtuar. Ndërkaq, 90 minuta luajti Ahmed Januzi kundër Shahtjor Donjeckut që mundi 2-0 Vorsklan në fushën e kësaj të fundit. Mbrojtësi Dallku mungoi për shkak kartonësh.
Ujkani – Portieri i Kombëtares shqiptare ka pësuar një frakturë në gishtin e madh të dorës së djathtë, pas shkelmit që mori dje nga sulmuesi i Romës, Osvaldo. Portieri kuqezi është zëvendësuar në fund të pjesës së parë kur ndeshja ishte 2-1. Në pjesën e dytë Novara pësoi edhe 3 gola të tjerë.
Bogdani e Çani – Erjon Bogdani nuk ka marrë pjesë në fitoren 1-0 të Sienës kundër Udinezes. Sulmuesi shqiptar ishte i grumbulluar për këtë ndeshje, por nuk u aktivizua asnjë minutë. Polonia e Varshavës fitoi 3-0 kundër Slask Vraclav, por sulmuesi Edgar Emiljano Vila pas golit Çani mungoi, pasi ishte i pezulluar prej numrit të kartonëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›