Juvja, gati të bëjë “spastrime” në sulm
ROME-Alesandro Matri, Fabio Kualiarela dhe Mirko Vuçiniç mund t’u japin lamtumirën kampionëve të Italisë në muajt e ardhshëm. Klubi torinez duket i orientuar t’i nxjerrë në merkato lojtarët, me qëllim që të përfitojë të ardhurat e rëndësishme që do të investohen për lojtarë të tjerë në merkato. Kjo është strategjia e fundit që po harton drejtori i përgjithshëm i “Zonjës”, Bepe Marrota, për të mos sakrifikuar njërin ndërmjet Klaudio Markizios dhe Arturo Vidalit.
Sulmi i bardhezinjve momentalisht është i mbipopulluar me lojtarë dhe skema e përdoruar nga tekniku Antonio Konte, 3- 5-1-1, nuk e ka të nevojshme një repart të mbushur me sulmues. Momentalisht për lojtarët janë disa klube të interesuara, ndonëse ende nuk ka oferta konkrete për ta. Gjithnjë referuar repartit të sulmit, duket se vështirësitë për të siguruar Tevezin ose Higuanin po i shtyjnë drejtuesit torinezë të përqendrohen në alternativa të tjera. Ky fakt është konfirmuar ditën e djeshme nga disa media italiane. Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë nisur sërish bisedimet me klubin e Barcelonës dhe emri që kërkohet është po i njëjti: Aleksis Sançez. Mësohet se drejtori i përgjithshëm bardhezi, Xhuzepe Marrota, ka pasur një takim pozitiv me menaxherin e sulmuesit të Barcelonës para disa ditësh.
Por, pavarësisht ofertës së pëlqyeshme të torinezëve, fjala e fundit do t’u përkasë katalanasve për ta lënë të lirë kilianin, mbi të cilin burime pranë klubit kanë pranuar: “Po, Sançez do të nxirret në shitje, por nuk do largohet për më pak se 30 milionë euro”. Tani i takon Juves të gjejë paratë për të siguruar ish-sulmuesin e Udinezes.
(d.b/BalkanWeb)