K. Ronaldo: E vështirë të jesh yll
Duke folur para marrjes zyrtare të çmimit "FIFA World Player Of The Year", Kristiano Ronaldo ka thënë se është e vështirë të jesh yll... Çmimi i është dorëzuar atij mbrëmë, duke ia shtuar kështu trofetë e fituar në 2008. Duke folur për Sky Sports, Kristiano ka shtuar se për të arritur deri aty ku ai ka arritur është vërtet shumë e vështirë. "Nganjëherë është e vështirë të jesh Kristiano Ronaldo, sepse mjafton një gabim dhe të gjithë duan të të heqin qafe, tha ai. Unë e di, por kjo është normale..., kjo është jeta, dhe unë jam gati për t‘u përballur me vështirësitë". Më pas, ai shtoi se do të japë maksimumin për të ruajtur këtë nivel.