Ferrari, F60 prezantohet në internet
Makina e re Ferrari, e cila do të marrë pjesë në Botërorin 2009 në Formula 1 është prezantuar në internet. Emri i saj është F60 dhe simbolizon numrin e kampionateve ku prodhuesi nga Maranelo ka marrë pjesë. Menjëherë pas prezantimit të pazakontë, në Muxhelo janë zhvilluar edhe xhirot e para në pistë. Rreth orës 11:00, nënkampioni i botës në F1., Felipe Masa, ka dalë nga bokset, duke zhvilluar vetëm një xhiro të plotë. Njëvendshja e re nuk është zhvillimi i makinës F2009, por një projekt tërësisht i ri. Drejtori teknik i "kokëkuqes", Aldo Kosta, shpjegoi: "Këtë vit ka pasur shumë ndryshime dhe makina iu përshtat rregullave të reja".