E Shtunë, 31 Tetor 2026

K. Ronaldo: Fitore ndaj Suedise dhe Shqiperise

Favorite ne grup, portugezet pretendojne vendin e pare pas sfides se 15 Tetorit

Trajneri i Portugalise, dhe ish- numri dy i Mancester Junajtid, Karlos Kueiroz do te kete per here te pare ne kombetaren qe ai drejton, sherbimin e Kristiano Ronaldos.

Kueiroz shpreson se Portugalia do te rikthehet ne krye te grupit, pasi loja e ekipit te tij do te kete si ndihme, ne ndeshjet e radhes edhe frymezimin e nje prej lojtareve me te mire te planetit, Kristiano Ronaldos. Pas perfundimit te "EURO 2008" ylli i Mancesterit Junajtid nuk ka luajtur asnje ndeshje me kombetaren e vendit te tij per shkak te nje demtimi, qe e la jashte fushes per dy muaj gati. Rikuperimi i lojtarit ne fjale konfirmohet zyrtarisht nga federata portugeze e futbollit. Ronaldo do te jete ne dy ndeshjet eliminatore, perballe Suedise me 11 tetor dhe ekipit tone perfaqesues me 15 tetor. Mungesa e tij ka ndikuar ne ndeshjet e para, sidomos ne humbjen shokuese qe pesoi ekipi portugez perballe Danimarkes. "Eshte kenaqesi te kthehesh ne radhet e kombetares," - tha Kristiano Ronaldo, pas grumbullimit me Portugaline, ne prag te ndeshjeve kualifikuese."Kemi para dy ndeshje te rendesishme, me Suedine dhe Shqiperine, te cilat duhet t'i fitojme. Jam optimist per kete, sepse Portugalia ka ne grup lojtaresh mjaft cilesore dhe nje trajner te mire." Ne sherbim te trajnerit portugez do te vihet edhe lojtari qe luan ne krah te Interi, Rikardo Kuarezma, i cili eshte kthyer ne radhet e kombetares, pas nje demtimi, qe po si Ronaldo, e la jashte ne dy ndeshjet e para eliminatore. Kuerioz per dy ndeshjet e radhes ka ftuar edhe Dekon e Maniken, dhe pse lojtaret kane kaluar probleme demtimi. Gjithshtu, Simao Sabrosa dhe Rikardo Karvajho jane grumbulluar me Portugaline, ne prag te ndeshjes me perfaqesuesen tone. Kane mbetur jashte kombetares se Kuerioz, Pedro Mendes i Renjxhersit dhe Miguel Veloso i Sportingut te Lisbones.

Shqiperia ka luajtur perballe Portugalise se Figos, pak vite me pare, kur u mund ne nje miqesore me rezultatin, 3-2.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›