E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjte kompletohen, seancat e para ne token hungareze

Ekipi kombetar shqiptar ka nisur pergatitjet per ndeshjen e trete eliminatore te boterorit "Afrika e Jugut 2010". Lojtaret e kombetares sone jane sistemuar prej se henes ne darke ne hotel "Budepest Airoport". Ne stadiumin e dyte te Budapestit "Vesces" ekipi kuqezi ka zhvilluar gjate dites se djeshme dy seancat e para stervitore. Paradite ne oren 10.00 kuqezinjte zhvilluan stervitjen e pare ne Hungari, ndersa u zhvillua nje seance edhe pasdite. Me 10 tetor, ne prag te ndeshjes, kombetarja do te zbrese ne fushe per te zhvilluar nje seance te vetme, me te lehte, ne stadiumin "Farenc Pushkash". Me 11 tetor ne ora 19.45 ne stadiumin qe mban emrin e lojtarit legjendar te Hungarine ne '50, Shqiperia do te luaje sfiden e trete eliminatore me perfaqesuesen hungareze. Pas ndeshjes me Hungarine ekipi shqiptar do te qendroje ne Budapest edhe nje dite tjeter. Ne token hungareze perfaqesuesja jone do te zhvilloje seancen e fundit stervitore. Dy dite para ndeshjes me Portugaline kuqezinjte do te nisen drejt Lisbones. Ne stadiumin e Guimareshit do te zhvillohet stervitja e 13 tetorit. Me 14 tetor , nje dite para ndeshjes me Portugaline, kuqezinjte do te zhvendosen per ne Brage, ku kane planifikuar te sterviten ne stadiumin e ketij qyteti, ne ora 20.30. ne te njejtin orar kuqezinjte do te presin nje dite me pas per te luajtur ndaj perfaqesueses portugeze ndeshjen e 4-et te eliminatoreve te boterorit "Afrika e Jugut 2010". Me 16 tetor lojtaret do te shperndahen secili neper ekipe e tyre.

Demtimet

Salihi dhe Duro nuk jane stervitur dje me grupin, per shkak te demtimeve qe kane pesuar ne kampionatet e tyre. Dy lojtaret jane ne pikepyetje per te qene titullare ndaj Hungarise. Me problematik paraqitet zevendesimi i Duros.

1 Dite

Dy lojtare te kombetares sone jane vonuar nje dite ne stervitje. Admir Teli dhe Jahmir Hyka jane bashkuar dje pasdite me kombetaren, per shkak te impenjimeve me ekipet e tyre respektive.

Grupi 1

Ndeshjet e tetorit

11 Tetor

Suedi - Portugali

Hungari - Shqiperi (ora 19.45)

Danimarke - Malte

15 Tetor

Portugali- Shqiperi (ora 20.30)

Malte-Hungari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›