E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, me ministra jo deputete

TIRANE - Nje kabinet qeveritar krejt ndryshe per nga menyra e konceptimit, me ministra, pa mandate deputeti. Ky eshte dhe versioni roze i qeverisjes se ardhshme ne rast se e majta vjen ne pushtet. Kreu socialist Edi Rama, konturon qeverisjen e pas zgjedhjeve te vitit 2009. Nepermjet rregullave strikte, qe paralajmerojne nje risi dhe nje variant te pa implementuar ndonjehere, ne politiken shqiptare te paskomunzimit, ndoshta edhe me gjere, kreu socialist tashme ka ne koke kriteret qe duhet te plotesoje cdo minister per te qene pjese e kabinetit te drejtuar prej tij, ne rastin e nje fitoreje te mundshme ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem. Kushti numer nje, qe nje individ te jete pjese e kabinetit qeveritar te drejtuar nga Rama, do te jete mosqenia e tij deputet. Nje kusht, te cilin duhet ta plotesojne te gjithe kandidatet qe kerkojne te behet ministra.

Antikorrupsioni

Kreu socialist Rama, arsyen kryesore te nje konceptimi te tille ne kabinetin e tij te ardhshem qeveritar, ne rast se fiton zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem, ka lenien e ministrit te "zbuluar" perballe cdo lloj hetimi te organeve te drejtesise, per ndonje akuze te mundshme korrupsioni. Me kete veprim, pra duke pasur nje minister pa imunitet, madje dhe pa mandate deputeti, nuk do te jete e nevojshme qe te vijojne procedura pa fund, te heqjes se imunitetit te deputetit per nje minister te caktuar, qe mund te akuzohet per korrupsion apo abuzim me pushtetin, e per me teper nuk do te donte dhe firmen e kryetarit te Kuvendit per t'i vene prangat, ne rast se ka konsumuar vepren penale. Me kete levizje, mendohet te kryhet gjysma e punes ne luften kunder korrupsionit, per arsyen e vetme se cdo minister, duke qene i ekspozuar si nje qytetar i thjeshte perballe drejtesise, do te arrije dhe te "permbaje" veten, ne raport me fuqine qe i jep ekzekutivi, duke eliminuar venien dore mbi pasurine e taksapaguesve shqiptare, duke minimizuar aferat korruptive. Nje variant efikas, qe mund te sjelle nje ulje drastike te fenomenit te korrupsionit ne administraten publike, fenomen qe fillon qe nga lart ne formen e piramides deri poshte per cdo lloj administrate. Arsyeja e dyte, qe me sa duket e ka detyruar Ramen, qe ta konceptoje kabinetin e ardhshem qeveritar, ne rast se fiton, me ministra pa mandate deputeti, eshte perqendrimi 100 per qind ne pune te ministrave te tij, per te dhene me te miren e mundshme. E thene me pak fjale per te hequr "dypunesimin" dhe per ti bere hyzmet vetem nje pune. Ne kete rast rritet dhe efikasiteti i punes dhe te deputetet, te cilet jane mandatuar per te bere ligje dhe per te bere jete parlamentare, jo pune te dyfishte. Por nga ana tjeter, pritet qe Rama te jete drastik dhe me ata deputete qe kerkojne te jene ministra, apo jane te nevojshem per ministra. Ne kete rast, ata duhet te dorezojne mandatin e deputetit per te marre portofolin qeveritar.

Aleatet

Duke qene se partite politike shqiptare qe vertiten rreth dy partive te medha, vec kryetarit, kane kapacitete jo te njohura politike, rendom eshte bere e udhes qe posti i pare, ose i vetem qe merret ne nje qeverisje koalicioni, merret nga vete kryetari i partise. I cili ne te gjitha rastet eshte dhe ne krye te listes prioritare shumeemerore, per te qene deputet ne Kuvendin e Shqiperise. Duke qene se posti i ministrit ne nje qeverisje, ne rastin e mundshem, te Rames kryeminister, eshte ekzekutiv dhe mund te sjelle rasti qe edhe mund te shkarkohesh, keta kryetare-deputete dhe kandidate te vetem per ministra, mund te mbeten dhe jashte dyerve te Kuvendit. Ne rastin konkret, po te kishte nje koalicion te gjere paszgjedhor me LSI, PSD, PDS, PBDNJ dhe PDK, atehere kreret e te gjithe ketyre partive do te jene jashte qeverise, ne rastin e mundshem te fitores se te majtes ne zgjedhje dhe Rames kryeminister. Pra, Meta, Milo, Gjinushi, Dule dhe Ndoka do te mbeteshin jashte kabinetit qeverises te drejtuar nga Rama. Aleatet kane dy rruge, ose te pajtohen me kete strategji, ose te punojne qe Rama, te mos jete Kryeminister. Ku gjasat per disa parti, jane perpjekjet per kete variantin e fundit, gje qe ka filluar.

Jakin Marena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›