E Diel, 1 Nëntor 2026

K. Zgjedhor, të pavlefshme zgjedhjet në komunën Shalë

Kolegji Zgjedhor shpall të pavlefshme zgjedhjet në komunën Shalë, te rrethit Shkoder.  Ky vendim ka ardhur pasi ky institucion ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, për komunën në fjalë.
 

Ndërkaq, sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, fitues kishte nxjerrë kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Dedë Tonaj, përballë kandidatit kundërshtar të Partisë Socialiste Bal Vuksani.
 

Partia opozitare ankimoi në Kolegj vendimin e KQZ-së, ku më tej Kolegji vendosi të ripërsëriten zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›