E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani do të shkëmbehet me Sneijder?

Anësori i Manchester United, Nani, mund të shkëmbehet me mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.

Independent shkruan se ka zëra në Portugali se Nani tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me kampionin aktual të Anglisë.

Anësori do të shfrytëzohet si një vlerë 20 milionë paund në ofertën për transferimin e mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder.

Pozita e Nanit te United është nën kërcënim pas spekulimeve të vazhdueshme për një marrëveshje të Djajve të Kuq me yllin e Aston Villas, Ashley Young.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›