E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet lëndë kimike te "26 nëntori"

Një lëndë kimike ka krijuar konfuzion mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare 26 nëntori në Tiranë. Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle mësohet se dy nxenës kanë gjetur jashtë ambienteve të godinës një lëndë e cila ende nuk është përcaktuar se çfarë ishte dhe në momentin që jaën future në shkollë gjatë lojës me shokët e kanë shpërdarë në koridor. Kjo ka krijuar konfuzion mes nxënëseve ku më pas ka shkuar edhe policia e cila ka bërë këqyrjen e vendit ku ishte hedhur lënda.
Ndërkohë drejtoresha e "26 nëntorit" pohon se lënda është hedhur në gjatë orës së pushim por edhe pse është përhapur një herë jo e këndëshme janë marrë masat dhe mësimi ka nisur normalisht. Ndërsa për nxënësit nuk është marrë asnjë masë, pasi sipas burimeve ata kanë qenë duke luajtur pa e ditur se çfarë ishte ajo lëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›