E Enjte, 5 Nëntor 2026

KAJRO – Egjipti mohon ekzistencën e tuneleve operacionale midis kufijve të tij dhe Rripit të Gazës

KAJRO, 5 gusht /ATSH-DPA/- Egjipti mohoi sot ekzistencën e tuneleve operacionale midis kufijve të tij dhe Rripit të Gazës, pasi Izraeli tha se kishte eliminuar dhjetëra prej tyre.

Një burim i paidentifikuar i nivelit të lartë egjiptian tha se nuk ekzistojnë tunele operative midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës.

Sipas burimit, Izraeli nuk ka dhënë prova të tuneleve operuese në kufijtë me Gazën dhe se raportet për tunele në mediat izraelite kanë për qëllim të justifikojnë agresionin e tij të vazhdueshëm në Rrip.

Ai shtoi se qëllimi është përhapja e akuzave të rreme për të arritur qëllimet politike – dhe mbulimi i “dështimit” të saj në Gazë.

Ushtria izraelite tha dje se një tunel rreth 3 metra i gjatë – ishte zbuluar në fillim të javës së kaluar në zonën e Korridorit Philadelphi, një rrip i ngushtë që kalon përgjatë kufirit me Egjiptin pranë Rafahut në Gazë.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›