E Enjte, 5 Nëntor 2026

AUSTRI – Ministri i Jashtëm kundërshton bojkotin e presidencës hungareze të Këshillit të BE-së

VJENË, 5 gusht /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg është shprehur kundër bojkotit të presidencës hungareze të Këshillit të BE-së nën drejtimin e kryeministrit Viktor Orban.

Hungaria aktualisht mban presidencën gjashtëmujore të rradhës të Këshillit të BE-së.

Orban është kritikuar nga vendet e tjera të BE-së për udhëtimet e tij në Moskë dhe Pekin, si dhe për takimin me kandidatin presidencial të SHBA-së, Donald Trump.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell njoftoi se një takim jozyrtar i ministrave të Jashtëm të BE-së – i planifikuar në fund të gushtit – do të zhvendosej nga Budapesti në Bruksel.

“E mora parasysh masën e Borrell, por shumica e ministrave të Jashtëm të BE-së ishin kundër saj”, tha Schallenberg në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA.

“Është e rëndësishme të mos heshtim për “udhëtimet e egos” së Orbanit”, shtoi ai.

Megjithatë, ai vuri në dukje se vëmendja e tepërt ndaj Orbanit ekzagjeron ndikimin e tij si kryeministër i Hungarisë.

Schallenberg theksoi se Hungaria merr pjesë në shumë vendime të BE-së dhe se Orban përfundimisht do t’u përmbahet rregullave – pasi në të kundërt kjo do të rezultonte në një “presidencë krejtësisht të dështuar të Këshillit të BE-së”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›