E Hënë, 2 Nëntor 2026

KANADA – Kallas: Autoritetet ukrainase të intensifikojnë luftën kundër korrupsionit

ONTARIO, 13 nëntor /ATSH/- Skandali i korrupsionit në sektorin e energjisë në Ukrainë është “jashtëzakonisht i pafat”, është e rëndësishme që Kievi ta marrë seriozisht luftën kundër afereve korruptive, tha shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, sipas “Reuters”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje dje për shkarkimin e dy ministrave të kabinetit, mes një hetimi për një skemë të dyshuar korrupsioni prej 100 milionë dollarësh që ka shkaktuar zemërim publik ndaj qeverisë së vendit.

“Ata po veprojnë me shumë forcë. Nuk ka vend për korrupsion, veçanërisht tani. Dua të them, janë fjalë për fjalë paratë e popullit që duhet të shkojnë në vijën e parë”, tha Kallas në takimin e ministrave të Jashtëm të G7, në Kanada.

Sipas saj, mbetet thelbësore që autoritetet ukrainase të intensifikojnë luftën kundër korrupsionit dhe ta marrin këtë çështje më seriozisht.

Sipas hetuesve, brenda kompanisë “Energoatom” vepronte një “skemë penguese”, kontraktorët dyshohet se detyroheshin të paguanin 10-15% ryshfete nga shumat e kontratës.

Ata që refuzonin kërcënoheshin me bllokime pagesash ose heqje nga lista e furnizuesve të miratuar.

Fondet, sipas NABU-së, u pastruan përmes një zyre në qendër të Kievit, ku kaluan rreth 100 milionë dollarë.

Zyra thuhet se i përkiste familjes së ish-deputetit ukrainas dhe tani senatorit rus, Andriy Derkach.

Pesë individë janë arrestuar tashmë në lidhje me rastin. Midis të implikuarve janë Herman Halushchenko dhe ish-zëvendëskryeministri Oleksii Chernyshov. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›