KAS hap kuti votimi të Vlorës, fletët rezultuan me vulat përkatëse

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi një kuti votimi në qarkun Vlorë, pas pretendimeve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” se fletët nuk kishin vulat përkatëse.
Pavarësisht se u kërkua rinumërimi në të gjithë qarkun Vlorë, KAS vendosi të shqyrtojë vetëm kutinë me pretendime konkrete.
Gjatë verifikimit, relatori i çështjes, z. Ledio Brahi, konfirmoi se të gjitha fletët e votimit rezultuan me vulat përkatëse.
Gazetare: Jonida Omeri
/rtsh.al/