KAS ka rrëzon kërkesat ankimore të “BF”-së për Bashkinë Kuçovë, Kreshnik Hajdari i PS mbetet fitues

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve përfundoi të martën shqyrtimin e dy kërkesave ankimore me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me objekt kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së, Bashkia Kuçovë, qarku Berat, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Kuçovë.
KAS ka rrëzuar edhe ankimimin e depozituar nga Lefter Maliqi, nëpërmjet së cilit kërkohej ndryshimi vendimit të KZAZ-së, Bashkia Kuçovë, për miratimin e tabelës përmbledhëse me objekt miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë, si dhe rinumërimin dhe rivlerësimin e votive të të gjitha QV-të.
Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së, Bashkia Kuçovë “Për miratimin e Tabelës Përfundimtare të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë”.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, kandidati i PS, Kreshnik Hajdari, u shpall fitues me 6904 vota, ndërsa Lefter Maliqi i “BF”-së, mori 6222 vota.
/rtsh.al/