E Martë, 3 Nëntor 2026

KAS sanksion administrativ sekretarit të KZAZ 83

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore nr. 15, datë 04.05.2025, të depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Objekt i kësaj kërkese ishte “Kundërshtimi i Vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, (KSHZ) për mospranimin e kërkesës së PD-ASHM lidhur me shkarkimin e sekretarit të KZAZ nr. 83 Qarku Gjirokastër.

Sipas njoftimit të KAS, ndryshimi i vendimit të KSHZ, urdhëronte shkarkimin e anëtarit të KZAZ nr. 83 Qarku Gjirokastër.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën ankimore dhe bazuar në Kodin Zgjedhor, vendosi sanksionin administrativ me gjobë, në masën 300 mijë lekë për Thanas Kuremenon.

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 14, datë 30.04.2025, të depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt “Kundërshtimi dhe pezullimi i Vendimit të KSHZ, “Për vlerësimin e raportit mbi veprimtaritë publike për periudhën 20 prill – 26 prill 2025”.

“Ndryshimi pjesërisht i vendimit të sipërcituar të KSHZ, duke urdhëruar KQZ të mos mbyllet asnjë Zyrë Elektorale e PD-ASHM e cila është mbi 150 m distancë nga QV apo KZAZ, sipas percaktimeve të Kodit Zgjedhor”.

Në përfundim të seancës KAS vendosi të riçelë hetimin administrative dhe t’i lërë detyrë administratës së KQZ-së që të paraqesë në seancën e radhës, aktet përkatëse, hartat për secilën zyrë elektorale për të cilën është vendosur mbyllja, në mënyrë që të krijohet bindja e duhur, që këto janë nën limitin e përcaktuar nga urdhri i KSHZ.

Seanca e radhës u vendos të mbahet në datën 8 maj, ora 13:30.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›