E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nokova, fshati që ruan traditat, tërheq turistë nga natyra, kishat dhe mikpritja e banorëve

Fshati Nokovë i Gjirokastrës po përjeton një nga stinët më të bukura. Në këtë stinë të vitit, jeta në këtë fshat gjallërohet nga puna e palodhur e banorëve. Ata vijojnë me përkushtim punën në tokat e tyre, duke kultivuar perime e fruta të freskëta të stinës dhe vazhdojnë edhe të ruajnë traditat e blegtorisë dhe bujqësisë.

Nokova po kthehet çdo vit në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët, falë klimës së pastër, produkteve bio dhe objekteve të kultit që ruajnë historinë  e kësaj zone.

Dhe padyshim, mikpritja e ngrohtë e banorëve është ajo që i bën vizitorët të rikthehen sërish këtu.

Për t’i dhënë jetë gjallëri dhe zhvillim këtij fshati me histori e tradita, shumë banorë të zonës po i kthejnë shtëpitë e tyre në shërbim të vizitorëve të huaj që zgjedhin ta vizitojnë.  

Gazetare: B.Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›