KAS vendosi emrin e Metës krah koalicionit në fletë e votimit, “Bashkë Fitojmë” bën ankimim në Kolegjin Zgjedhor

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS në lidhje me vendosjen e emrit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fletën e votimit, si drejtues i koalicionit.
Përfaqësuesit e koalicionit kanë depozituar këtë të enjte (20 prill) në gjykatën zgjedhore kërkesë padinë, ku kërkojnë që të vendoset emri i Sali Berishën si drejtues i koalicionit dhe jo i Metës.
KAS vendosi të mërkurën (19 prill) si drejtues të koalicionit Metën, duke refuzuar kërkesën e tyre për vendosjen e emrit ët Berishës. Po ashtu, KAS rrëzoi edhe kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të hequr logot e partive apo koalicioneve nga përmbajtja e fletës së votimit.
/rtsh.al/