Berisha: “Monedha është pasaporta e shtetit"!

Në 85-vjetorin e monedhës së parë shqiptare, në një ekspozitë e cila ekspozon monedhat në Muzeun Kombëtar, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani vuri në dukje sistemin monetar, duke deklaruar se zhvillimi i bankave ndikoi në ekonomi. Duke bërë një paqyrë të përgjithshme për sa i takon vlerës së monedhës dhe historikut të saj, ajo merr startin që në vitin 1925 në të cilën mori udhë ndërtimi i Bankës Shqiptare.
“Zhvillimi ekonomik ka sjellë novacione të monedhave dhe të kartmonedhave. Kjo erdhi si pasojë e evolimit të shoqërisë njërëzore, sistemit ekonomik, politik dhe zhvillimi i bankave tregtare dhe qëndrore ishin vendimtare në zhvillimin e kombit. Shembujt e parë të bankës datojnë në Angli apo Suedi e shek 17”.
Në çeljen e kësaj ekspozite, në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha deklaroi se monedha është pasaporta e shtetit dhe e tillë ka qënë në të gjitha kohërat.
“Monedha është nje simbol krahas hymnit të një shteti, është një gjallesë e vërtetë, sado e prerë në metal opo letër, asnjë nuk ndjek me besnikëri zhvillimin. E tillë ka qënë kurba e lekut shqiptar. Monedha në Shqipëri ka ndjekur fatin e kombit. Monedha u ndrysh dhe shteti i ngjante me një shtet të burgosur. Ajo u shndërrua në një letër, në një letër fiktive dhe nuk shprehu as dhe një ditë te vetme, ditën e pulsit e saj. Në ditën që u vu ne urdhrat e diktaturës, vendi i hapur, monedha dëshmoi se ku ishte katandisur ekonomia shqiptare” tha kryeministri.