E Shtunë, 31 Tetor 2026

KDI: Për ta ulë korrupsionin duhet ndryshuar qasja e qeverisë

Përfaqësues të Insitutit Demokratik të Kosovës (KDI)kanë deklaruar se renditja e Kosovës në mesin e vendeve më të korruptuara nga Transparency International Kosova (TIK), është për shkak të mos veprimi i institucioneve tona dhe si rezultat i kësaj, Kosova gjendet shumë larg shteteve të cilat janë imune ndaj korrupsionit.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI)thonë se ngecja në luftimin e korrupsionit po vjen si rezultat i mosgatishmërisë së ekzekutivit për të garantuar pavarësinë e pushteteve tjera, mbi parimin e ndarjes se pushteteve.

Sipas tyre, praktika e gjertanishme ka dëshmuar se klasa politike në pushtet në forma të ndryshme ndikon në të gjitha pushtetet dhe institucionet tjera të pavarura, duke krijuar perceptimin e përgjithshëm se është zënë në dorë shteti.

”KDI/TIK si të vetmen zgjidhje për të dal nga kjo situatë e sheh ndryshimin e qasjes së Qeverisë, e cila për ta përparuar vendin duhet ta ketë prioritet luftimin e korrupsionit, duke filluar brenda për brenda saj. Kërkojnë gjithashtu që të ndërmerren hapa të mëtejshëm për të bërë reformat e nevojshme, të cilat do fuqizonin të gjitha institucionet e pavarura të shtetit, e sidomos institucionet për sundimin e rendit dhe të ligjit”, thuhet në një komunikatë për media të KDI-së.

Kosova, ashtu si një vit më parë, mbetet përsëri në mesin e shteteve më nivel të lartë të korrupsionit, duke u renditur në vendin e 105 me radhë, e që hyn në një rang me shtetet si: Algjeria, Armenia, Bolivia, Gambia, Mali, Meksika dhe Filipinet.

Kështu renditet Kosova në publikimin e Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2012, që përgatitet nga Transparency Internatinal (TI).

Gjithashtu, në publikim thuhet se Kosova edhe këtë vit nuk arriti t’i afrohet as disa prej shteteve të rajonit, të cilat për shkak të progresit që kanë bërë në luftimin e korrupsionit shënojnë ngritje në këtë indeks, dhe për këtë shembulli më i mirë është Kroacia, e cila qëndron në vendin e 62-të.

Sa i përket rezultateve në nivel global, Indeksi i Perceptimit të korrupsionit 2012, si shtete më të pastra ndaj korrupsionit radhit Danimarkën, Finlandën dhe Zelandën e Re me një shkallë prej 90.

Nga përfaqësuesit e Traansaprency International thuhet se këto shtete kanë arritur ta mbajnë këtë pozicion për shkak të një sistemi të fortë të qasjes në informata zyrtare dhe rregullave të sjelljes për ata që udhëheqin me pozitat publike.

Ndërkaq, Afganistani, Koreja Veriore dhe Somalia edhe njëherë renditen në fund të këtij indeksi. Në këto vende, mungesa e një lidershipi llogaridhënës dhe institucioneve publike efektive, theksojnë nevojën për të marr një pozicion më të fortë kundër korrupsionit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›