Jacobson: Dialogu është e vetmja rrugë përpara

Dialogu politik duhet të sjellë rezultatet e para konkrete para fundit të vitit, ka thënë ambasadorja amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson.
Ajo ka thënë se zgjidhjen për veriun e sheh në kuadër të dispozitave kushtetuese të Kosovës dhe nuk parapëlqen ta përshkruajë si autonomi, shkruan koha.
Ambasadorja amerikane ka thënë se edhe reforma zgjedhore është më prioritare se reforma kushtetuese, meqë pret që zgjedhjet parlamentare të ndodhin para atyre për president./Indeksonline/