E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KE : Qytetarët e Kosovë nga 1 janari 2024 udhëtojnë të lirë për 90 ditë brenda BE-së

Komisioni Europian nuk ka pranuar të bëjë komente mbi deklaratën e bërë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Tiranë, por ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. Sipas KE qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Europian për 90 ditë. 

Komisioni Evropian tha se një shtet i vetëm nuk mund të vendosë që të pezullojnë një regjim të lëvizjes pa viza, pasi ky vendim tashëm është marrë. Vendime të tilla, thotë KE, mund të merren vetëm në nivel të Bashkimit Europian duke u bazuar në rregullat e tij për dhënien apo pezullimin e regjimit pa viza. 

Në prill të këtij viti Parlamenti Europian dhe Këshilli adaptuan rregulloren për heqjen e  regjimit pa viza, ndërsa nga korriku 2018 është vlerësuar se Kosova i ka përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 

Gazetare Vjollca Zharri

/ rtsh.al /

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›