E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Butler Rezultati i zgjedhjeve duhet te shpallet sa me shpejt

Situata e renduar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe jashte tij sot ka zgjuar edhe reagimin e KE-se. Zedhenesja e komisionerit europian per Zgjerimin Stefan Fyle tha se Bashkimi Europian i ben thirrje dhe inkurajon te gjithe palet e interesuara qofshin ato parti politike individe institucione shteterore dhe ne vecanti Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te ruajne atmosferen konstruktive qe mbizoterori ne diten e zgjedhjeve gjate gjithe kohes e deri ne perfundimin e procesit te mbetur.

Te respektojne rregullat dhe te ushtrojne vetepermbajtje. Te gjithe hapat duhet te hidhen brenda institucioneve dhe ne perputhje me ligjet e vendit. Rezultati i zgjedhjeve duhet te shpallet sa me shpejt te jete e mundur theksoi zedhenesja e KE-se Natasha Butler.

Ne lidhje me ndikimin qe situata e krijuar mund te kete ne progres-raportin e KE per Shqiperine i cili do te publikohet pas pak muajsh Butler tha se e kemi bere te qarte dhe e kemi thene se zhvillimi i zgjedhjeve duhet te jete ne perputhje me standardet evropiane. Ky eshte nje nga kriteret kyce per procesin e integrimit. Ne po e ndjekim te gjithe procesin ne te gjitha fazat e tij. Duhet te permbyllet procesi dhe nese ka me pas kontestime ato duhen bere pas shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve tha Butler.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›