PS Ruci Nenshtrim ose revolte per tu perballur me diktaturen

Kryetari i grupit parlamentar i Partise Socialiste Gramoz Ruci ka deklaruar se qeveria po perpiqet qe nepermjet shkeljes se ligjit te permbyse rezultatin e zgjedhjeve ne tavoline. Ruci theksoi se tashme mbeten dy rruge nenshtrimi ndaj regjimit qe vjedh voten ose reagimi qytetar per tu perballur ndaj padrejtesisve.
Sot ndodhi ajo qe nuk duhet te ndodhte ne kundershti me ligjin dhe vullnetin e qytetareve dhe botes demokratike ku kerkojme te integrohemi. Populli u sfidua nga nje regjim diktatorial dhe kusar po perpiqet te permbysin rezultatin. Per ne ka dy rruge ose te ulim koken dhe ti nenshtrohemi diktatures se faktit te kryer qe vjedh voten per te vjedhur Shqiperine ose te ngrihemi ne kembe te gjithe dhe te perballemi me zemer dhe trup per te larguar njehere e mire kete diktature. Zgjedhja jone eshte e qarte e vetmja rruge per ne eshte rruga e revoltes popullore. Qe nga kryetari i opozites deputetet dhe do kryetaret e zgjedhur te bashkive dhe komunave do te jemi ne balle te revoltes. Apeli yne per cdo qytetar te ndershem eshte te bashkohet me ne paqesisht por vendosmerisht. Shqiperia nuk eshte Tunizi nuk eshte as Libi tha Ruci. Deklarata e Ruci u be ne perfundim te mbledhjes se grupit parlamentar te PS-se.