KE: Drejtësia duhet të ndjekë kursin e saj, hetim i Gërdecit
Komisioni Europian kërkon hetimin e tragjedisë se Gërdecit. Ndërkaq, vetëm tre vite pas shpërthimit në Gërdec, Komisioni Europian bën apel për hetim të akteve që çuan në këtë tragjedi dhe që personat e përfshirë të dënohen.
Një rol thelbësor në këtë linjë qëndron drejtësia duke e konsideruar se gjyqësori duhet të luaji rolin e tij vendimtar. Ndaj është e nevojshme që të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të hetohen dhe një vendim ligjor të zbatohet menjëherë më pas.
Mesazhi është mjaftë i qartë, drejtësia nevojitet të ndjekë kursin e saj dhe se lufta kundër korrupsionit mbetet thelbësore, ndërsa është pjesë e kritereve të Kopenhagenit.