OSBE Mos lejoni qe politika te nderhyje ne polici

Tirane 17 mars NOA 8211 Shefi i Departamentit te sigurise prane Zyres se prezences se OSBE Jack Bell ka kerkuar nga forcat e rendit qe gjate zgjedhje vendore te zbatojne ligjin dhe te mos lejojne qe politika te nderhyje ne detyren e tyre.
Deklarata e perfaqesuesit te OSBE-se u be sot gjate trajnimit te efektivave te pare te policise qe do te merren me sigurine e procesit zgjedhor.
Probleme gjate procesit zgjedhor mund te kete por policia e shtetit nuk duhet te lejoje qe politikanet te nderhyjne ne punen e policise per te prishur raportet qe nderkombetaret kane dhene deri tani. Do te kete shume vezhgues per zgjedhjet te cilet nuk do te jene per te vezhguar punen e policise por per procesin zgjedhor. Duke ju uruar suksese shpresoj qe ky proces zgjedhor te vazhdoje pa probleme dhe besoj se Policia e Shtetit do permbushe me sukses te gjitha detyrimet ashtu si dhe ne proceset e meparshme zgjedhore tha Bella.
Shefi i Departamentit te sigurise prane Zyres se prezences se OSBE ka theksuar se policia ka qene mjaft e kritikuar gjate zgjedhjeve te kaluara ndersa ne dy proceset e fundit ka pasur rezultate pozitive.
Ne kete linje ai ka kerkuar qe te jene dhe zgjedhjet e 8 majit duke shenuar nje standard me te larte te policise.
Raportet e ODIHR-it kane qene kritike per pjesen politike dhe kurre per punen e Policise se Shtetit. Raportet e ODIHR-it lidhur me punen e Policise se Shtetit gjate proceseve zgjedhore kane qene ne ngritje ne vecanti raportet e procesit zgjedhor gjate vitit 2007 dhe 2009 dhe kane vazhduar me pozitivitet. Jemi te sigurt se do te kemi te njejtat raporte edhe ne zgjedhjet e ardhshme te majit te vitit 2011 tha Bell.
a.k/NOA .
Lajme te ngjashmeBurgaj Ndeshkim per policet qe shkelin ligjin gjate zgjedhjeveBasha Tolerance zero ndaj droges ne kryeqytetPS Kontrabanda e naftes nen kujdesin e vecante te Berishes Lufta kunder droges 7 mije kg hashash ne 2010PS Djegia e banesave e debimi i romeve turp i qeverise LidhjeDrejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit Hysni Burgja Jack Bell ODIHR Shefi i Departamentit te sigurise prane Zyres se prezences se OSBE policia trajnimi