Idrizi: Të largohet konsulli grek, të shpallet “non grata”

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi kërkoi sërish nga Durrësi largimin e konsullit grek të Korçës.
Duke deklaruar se Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është dhe do të jetë gjithmonë në vijën e parë sa herë do të cënohet dinjiteti dhe sovraniteti kombëtar ai i kërkoi publikisht qeverisë shqiptare të shpallë “non grata” konsullin grek theksoj se kombësia nuk mund të vetëdeklarohet dhe as identiteti nuk mund të ndryshohet.
Ndërkohë kreu i PDIU-së ka nisur turin e tij elektoral nga qyteti i Durrësit. I shoqëruar nga deputeti Dashamir Tahihi dhe Tahir Muhedini, Idrizi është ndalur fillimisht në akuzën e përhershme atë të zgjidhjes së çështjes çame. Teksa ka deklaruar se pushtetin nuk e duan si qëllim në vetvete, por si mjet për të arritur qëllimin, Indrizi ka kërkuar rritjen e përfaqësimit në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Më tej Idrizi vijoi duke thënë se PDIU-ja do të bëhet faktor kryesor në politikën shqiptare, pasi çështja çame duhet të marrë një zgjidhje, ku është menduar të aprovohet një rezultat.