KE: Liria e medias për Shqipërinë, e rëndësishme

Ndaj vendimit të KQZ që mediat të pasqyrojnë fushatën vetëm përmes kasetave të ofruara nga partitë politike ka reaguar edhe Komisioni Evropian, përmes zëdhënësit të komisionerit Stefan Füle. Në një intervistë për Top Channel, Peter Stano tha se Komisioni Evropian po shqyrton në detaje vendimin e KQZ-së dhe kujtoi se liria e medias është një prej vlerave dhe parimeve bazë të Bashkimit Evropian, e cila duhet të garantohet dhe jo të kufizohet.
“Ne jemi në dijeni të këtij vendimi të KQZ-së dhe gjithashtu për reagimin nga Shoqata e gazetarëve në Shqipëri. Aktualisht, ne po shqyrtojmë detajet e këtij vendimi, për të parë se a përputhet ai me masat për të garantuar lirinë e medias në vend, si dhe sa përputhet me standardet dhe parimet në këtë fushë”, ka thënë ai./Indeksonline/