PE, Pittella pret Ramën: Mbështesim hetimin e zgjedhjeve

Strasburg - Në vijim të takimeve në Strasburg, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e parë të Parlamentit Evropian, Giovanni Pittella.
Ky i fundit ka mbështetur Ramën, duke theksuar se hetimi i zgjedhjeve është me rëndësi dhe do t'i shërbejë si maxhorancës ashtu edhe opozitës.
"Ne mbështesim përpjekjet e Ramës. Duhet të ngrihet një komision hetimor për të zbuluar të vërtetën e zgjedhjeve", u shpreh ai gjatë takimit me Ramën.
Sipas tij, "hetimi u shërben të majtëve dhe të djathtëve", ndërsa ka shtuar se shpresonte që qeveria të pranonte këtë hetim. Pittella shtoi se mashtrimi në fshatin Ruzhdije është i frikshëm.