KE, Mekalef: Qeveria të bëjë dialog me vendorët
Gjatë takimit, Presidenti Topi, bëri një përshkrim të situatës aktuale në vend, të zhvillimeve më të fundit dhe arritjeve në drejtim të konsolidimit të institucioneve demokratike si dhe të pavarësisë së tyre.
Kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit efikas dhe dialogut midis pushtetit qendror dhe atij vendor për të realizuar projekte në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë.
Nga ana e tij, Mikalef vuri në dukje sukseset dhe transformimet pozitive të shënuara në vendin tonë, duke theksuar edhe nevojën e dialogut dhe bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.
Mekalef vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Kryetarit të Shtetit përsa i përket zhvillimit demokratik dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare duke ruajtur ekuilibrin mes forcave politike dhe duke shërbyer si garant i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.