E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Zgjedhja e Jakës në mënyrë të pa drejtë

Me anë të një letre dërguar sot kësaj Dhome, ministri Prifti thekson se mbledhja e 24 tetorit është zhvilluar duke shkelur statusin dhe procedurat ligjore në fuqi për Dhomën e Tregtisë.

Prifti argumenton në letrën e tij, se një shkelje e rëndë është fakti që Nikolin Jaka, i zgjedhur për të drejtuar Dhomën e Tregtisë, nuk ka qenë anëtar i Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë, çka nuk plotëson kriterin bazë për të qenë kryetar. Gjithashtu, ministri i Ekonomisë bën me dije se rend të ditës së asaj mbledhje nuk ka qenë e përfshirë zgjedhja e kryetarit dhe vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri është vendosur gjatë mbledhjes.

Në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë, morën pjesë vetëm 74 anëtarë, ndërsa pjesa tjetër nuk ishte lajmëruar. Gjithashtu, në letër thuhet se këto zgjedhje janë zhvilluar në kundërshtim të plotë me statusin e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë.

Nikolin Jaka është dënuar nga drejtësia me një vit burg për shpërdorim detyre në Ministrinë e Transporteve, dhe kjo ka bërë që të kundërshtohet vendimi për zgjedhjen e tij në krye të Dhomës së Tregtisë. Procesi gjyqësor ndaj tij nuk është mbyllur ende, edhe pse ai pretendon se është shpallur i pafajshëm nga gjykata. Vendimi i ministrit Prifti do të bëjë që zgjedhjet të zhvillohen edhe një herë për të zgjedhur kryetarin e Dhomës së Tregtisë, një institucion me rëndësi për ekonominë shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›