KE: Projekti TAP duhet te kete kapacitete me te medha
Me eliminimin e projektit ITGI nga gara e transportimit te gazit azer ne Europe, Bashkimi Europian po ndergjegjesohet qe TAP, jo vetem qe kthehet ne nje projekt favorit, po ndoshta eshte me i favorizuari per te fituar dhe per t'u ndertuar shpejt. Sipas Komisionit Europian, nese perzgjidhet TAP, atehere ai duhet te zgjerohet me 20 miliarde metra kub per t'i sjelle sasine e duhur te gazit tregut europian. Zedhenesja e Komisionit, Marlene Holzner, deklaron ne nje interviste per televizionin "Klan" se eshte e nevojshme qe te shtohet kapaciteti transportues i ketij gazsjellesi. "Nese perzgjidhet nje gazsjelles i vogel si TAP, atehere ne do duam te shohim qe kapaciteti i TAP, qe eshte aktual 10 miliarde meter kub, te zgjerohet brenda nje dekade deri ne 20-30 miliarde meter kub. Kjo eshte sasia e gazit, per te cilen ka nevoje Europa, pasi kerkesa per gaz ne Europe do te jete ne rritje. Ne do te duam te shohim qe ky shtim i sasise se gazit te vije ne te ardhmen nga Azerbajxhani dhe Turkmenistani, nga rajoni Kaspik", - u shpreh zedhenesja e Komisionit, Marlene Holzner. Ajo shton se eshte e nevojshme qe te kete nje pakt mes shteteve qe jane pjese e projektit. Sipas saj, Komisioni Europian keshillon nenshkrimin e nje marreveshjeje nderkombetare midis te gjitha shteteve te projektit TAP, per te evituar cdo lloj surprize ne te ardhmen, kryesisht nderprerjen e gazit, sic ka ndodhur me furnizimin e BE-se me gaz nga Rusia. "Nevojitet nje marreveshjeje nderkombetare midis te gjitha shteteve te projektit, ne menyre qe te njohim se mbi cfare parimesh do te ndertohet ky gazsjelles. Per shembull, te mundesohet furnizimi pa nderprerje i gazit, ne rast nderprerjeje, shtete duhet te informojne njeri-tjetrin, cfare kuote do te perdoret ne rast se do te kete nje konflikt. Pra, kompanite europiane kerkojne nga ky gazsjelles sigurine e furnizimit me gaz. Ky eshte qellimi yne kryesor", - shprehet zedhenesja e KE-se. Ne lidhje me kete ceshtje, Komisioni Europian duket se e ka gati strategjine. Sipas zedheneses se Komisionit Europian, per te mos humbur kohe nje marreveshje nderkombetare te vendeve te projektit TAP mund te merret si baze marreveshja qe eshte kryer per NABUKO-n. "Ne kemi nje marreveshje shume te mire per NABUKO-n bere me asistencen e Komisionit Europian dhe jam e bindur qe kjo marreveshje mund te sherbeje si model edhe per nje gazsjelles tjeter", - shtoi ajo. Lidhur me zgjatjen e procedures se seleksionimit te projektit fitues, sipas Komisionit Europian, edhe pse eshte ne vete interesin e Azerbajxhanit qe vendimi te merret sa me shpejt, eshte e logjikshme qe per nje vendim te tille te rendesishem te merret koha e duhur. "Eshte nje vendim shume i rendesishem, ndaj nevojitet koha e duhur per reflektim, per te pare ofertat qe jane mbi tryeze dhe per te bere llogarite e duhura. Ne e kuptojme teresisht qe kompanite kane nevoje per te bere llogarite per perfitimet e tyre. Nga ana tjeter, Azerbajxhani mund te marre ne konsiderate elemente te tjera per nje periudhe afatgjate, qe mund te perfshijne prurje gazi edhe nga burime te tjera dhe i rrjedhim eksport shtese te gazit pervecse nga Shah Deniz 2", - thote Marlene Holzner. Pervec fitimeve te shumta ekonomike qe i sjell Shqiperise, perzgjedhja e TAP si projekt fitues ndryshon krejtesisht qasjen e Bashkimit Europian ndaj Shqiperise, si nje partner te rendesishem te furnizimit te Europes me gaz dhe e kthen gjithashtu Shqiperine ne epiqendren energjetike rajonale.
PROJEKTI
"Nese perzgjidhet nje gazsjelles i vogel si TAP, atehere ne do te duam te shohim qe kapaciteti i TAP, qe eshte aktual 10 miliarde meter kub, te zgjerohet brenda nje dekade deri ne 20-30 miliarde meter kub. Kjo eshte sasia e gazit, per te cilen ka nevoje Europa, pasi kerkesa per gaz ne Europe do te jete ne rritje. Ne do duam te shohim qe ky shtim i sasise se gazit te vije ne te ardhmen nga Azerbajxhani dhe Turkmenistani, nga rajoni Kaspik".